Qasje selektive ndaj gazetarëve kosovarë, Tiranë, 14.09.2021
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përdodur qasje selektive në raport me gazetarët nga Kosova, që ishin pjesë e konferencës me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Në këtë konferencë, pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe sipas kolegëve tanë, Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel.
Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një ndarje e tillë, për nga prejardhja, e gazetarëve në një takim ndërkombëtar është akt i papranueshëm.
Për këtë qasje selektive të kryeministrit Rama ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve - EFJ, Ricardo Gutierrez.
“Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shokues”, ka thënë Ricardo Gutierrez.
Detajet e raportuesit | Qasje selektive ndaj gazetarëve kosovarë, Tiranë, 14.09.2021 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përdodur qasje selektive në raport me gazetarët nga Kosova, që ishin pjesë e konferencës me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në këtë konferencë, pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe sipas kolegëve tanë, Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel. |
Shteti | Shqipëri |
Emri dhe Mbiemri | |
Gjinia | Grup |
Data | 14.9.2021 |
Qyteti | |
Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
Shkelësi / i dyshuari | Edi Rama |
Lloji i Medias | |
Emri i Medias | |
Burimi | Klan Kosova |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një ndarje e tillë, për nga prejardhja, e gazetarëve në një takim ndërkombëtar është akt i papranueshëm. Për këtë qasje selektive të kryeministrit Rama ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve - EFJ, Ricardo Gutierrez. “Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shokues”, ka thënë Ricardo Gutierrez. |