Rastet

Sulm fizik ndaj gazetareve të Lajmi.net, Prishtinë, 03.04.2024

Gazetaret e Lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha janë sulmuar sot fizikisht nga një çift në Rrugën C të kryeqytetit.

Në disa pamje shqetësuese të publikuara nga mediumi, shihet se si një grua dhe një burrë i sulmojnë gazetaret dhe tentojnë që t’ia ndalojnë xhirimin. Krejt kjo sipas mediumit, pasi që taksi në të cilin ndodheshin gazetaret ua kishte bllokuar rrugën atyre, dhe të njëjtit kishin filluar që ta sulmonin fizikisht taksistin.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, sulmi fizik ndaj gazetareve Hyseni dhe Berisha është tejet shqetësues, i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.

Gazetaret dhe mediumi tashmë e kanë paraqitur rastin në Policinë e Kosovës, dhe AGK-ja e fton Policinë dhe Prokurorinë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur.




Detajet e raportuesit Sulm fizik ndaj gazetareve të Lajmi.net, Prishtinë, 03.04.2024
Rastet Përshkrimi Gazetaret e Lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha janë sulmuar sot fizikisht nga një çift në Rrugën C të kryeqytetit.   Në disa pamje shqetësuese të publikuara nga mediumi, shihet se si një grua dhe një burrë i sulmojnë gazetaret dhe tentojnë që t’ia ndalojnë xhirimin. Krejt kjo sipas mediumit, pasi që taksi në të cilin ndodheshin gazetaret ua kishte bllokuar rrugën atyre, dhe të njëjtit kishin filluar që ta sulmonin fizikisht taksistin.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha
Gjinia Grup
Data 3.4.2024
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme aktuale ndaj gazetarëve
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Lajmi.net
Burimi Lajmi.net
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, sulmi fizik ndaj gazetareve Hyseni dhe Berisha është tejet shqetësues, i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.  Gazetaret dhe mediumi tashmë e kanë paraqitur rastin në Policinë e Kosovës, dhe AGK-ja e fton Policinë dhe Prokurorinë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur.
Share this Post: