Rastet

Sulm kibernetik ndaj "Sbunker", Prishtinë, 16.07.2024

Media online “Sbunker”, ka njoftuar se sot ka qenë cak i një sulmi të madh kibernetik, që ka cenuar përmbajtjen e saj.

"Sbunker dëshiron të informojë publikun se sot, më 16 korrik, faqja e tij www.sbunker.org pësoi një sulm kibernetik të koordinuar dhe të sofistikuar. Uebfaqja është kthyer dhe po punojmë për të rikuperuar përmbajtjen e cila është komprometuar përkohësisht. Megjithëse qemë në gjendje të ruanim shumicën e përmbajtjes sonë, sulmuesit arritën të fshijnë përmbajtjen e katër muajve të fundit. Vlerësimi i plotë i dëmeve të shkaktuara nga ky operacion keqdashës është ende në vazhdim. Megjithatë, duke gjykuar nga përmasat dhe sofistikimi i sulmit, mund të konkludojmë se ky operacion u krye nga një grup profesionistësh”, thuhet në njoftim.

AGK-ja, e dënon sulmin dhe e sheh si përpjekje kundër lirisë së medies dhe shprehjes në Kosovë.

AGK-ja, e fton Njësinë Kibernetike të Policisë së Kosovës që të hetojë rastin me prioritet dhe ta informojë median në fjalë për rezultatin e hetimeve.




Detajet e raportuesit Sulm kibernetik ndaj "Sbunker", Prishtinë, 16.07.2024
Rastet Përshkrimi Media online “Sbunker”, ka njoftuar se sot ka qenë cak i një sulmi të madh kibernetik, që ka cenuar përmbajtjen e saj.     "Sbunker dëshiron të informojë publikun se sot, më 16 korrik, faqja e tij www.sbunker.org pësoi një sulm kibernetik të koordinuar dhe të sofistikuar. Uebfaqja është kthyer dhe po punojmë për të rikuperuar përmbajtjen e cila është komprometuar përkohësisht. Megjithëse qemë në gjendje të ruanim shumicën e përmbajtjes sonë, sulmuesit arritën të fshijnë përmbajtjen e katër muajve të fundit. Vlerësimi i plotë i dëmeve të shkaktuara nga ky operacion keqdashës është ende në vazhdim. Megjithatë, duke gjykuar nga përmasat dhe sofistikimi i sulmit, mund të konkludojmë se ky operacion u krye nga një grup profesionistësh”, thuhet në njoftim.  
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Sbunker
Gjinia Grup
Data 16.7.2024
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Sbunker
Burimi Sbunker
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja, e dënon sulmin dhe e sheh si përpjekje kundër lirisë së medies dhe shprehjes në Kosovë.     AGK-ja, e fton Njësinë Kibernetike të Policisë së Kosovës që të hetojë rastin me prioritet dhe ta informojë median në fjalë për rezultatin e hetimeve. 
Share this Post: