Sulm kibernetik ndaj Buletini Ekonomik, 26.02.2022, Prishtinë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për sulmet kibernetike ndaj faqeve të “Buletini Ekonomik” dhe “Buletini Newsletter”.
Në njoftimin drejtuar AGK-së thuhet se: “Më 25.02.2022, në orët e hershme të mëngjesit janë sulmuar dy faqet kryesore të “Buletinit Ekonomik” në Facebook: “Buletini Ekonomik” dhe “Buletini Newsletter”. Për momentin, të dyja këtyre faqeve u është tjetërsuar pronësia nga sulmi kibernetik i sipërpërmendur. Që nga dje, stafi udhëheqës i portalit tonë, nuk i ka nën menaxhim këto faqe…Për rastin, qysh mbrëmë është njoftuar Policia e Kosovës, dhe për këtë stafi i Buletinit Ekonomik ka dhënë deklaratë për rastin.”
AGK-ja e dënon këtë sulm dhe fton organet e rendit ta trajtojnë me prioritet këtë rast në mënyrë që kryerësit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë.
AGK-ja thekson nevojën e reagimit të menjëhershëm të organeve të rendit në këto raste në mënyrë që të mundësohet ushtrimi papenguar i profesionit.
Detajet e raportuesit | Sulm kibernetik ndaj Buletini Ekonomik, Prishtinë, 26.02.2022 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për sulmet kibernetike ndaj faqeve të “Buletini Ekonomik” dhe “Buletini Newsletter”. Në njoftimin drejtuar AGK-së thuhet se: “Më 25.02.2022, në orët e hershme të mëngjesit janë sulmuar dy faqet kryesore të “Buletinit Ekonomik” në Facebook: “Buletini Ekonomik” dhe “Buletini Newsletter”. Për momentin, të dyja këtyre faqeve u është tjetërsuar pronësia nga sulmi kibernetik i sipërpërmendur. Që nga dje, stafi udhëheqës i portalit tonë, nuk i ka nën menaxhim këto faqe…Për rastin, qysh mbrëmë është njoftuar Policia e Kosovës, dhe për këtë stafi i Buletinit Ekonomik ka dhënë deklaratë për rastin.” |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | |
Gjinia | Grup |
Data | 26.2.2022 |
Qyteti | Prishtinë |
Lloji i incidentit | Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale |
Nga Kush | |
Shkelësi / i dyshuari | |
Lloji i Medias | Online |
Emri i Medias | Buletini Ekonomik |
Burimi | Buletini Ekonomik |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja e dënon këtë sulm dhe fton organet e rendit ta trajtojnë me prioritet këtë rast në mënyrë që kryerësit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë. AGK-ja thekson nevojën e reagimit të menjëhershëm të organeve të rendit në këto raste në mënyrë që të mundësohet ushtrimi papenguar i profesionit. |