Rastet

Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Vox Kosova, Prishtinë, 01.04.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me një valë të re të sulmeve kibernetike kundër portalit, Vox Kosova. AGK-ja është njoftuar se llogaria e kësaj media në Facebook në kohët e fundit është mbyllur dy herë, llogaria në Tik Tok dy herë, kurse ajo në Instagram një herë.

AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Vox Kosova, e që minojnë lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe kanë për qëllim pengimin e shpërndarjes së lirë të informacionit.

AGK-ja e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që të zhvillojnë hetimet e nevojshme, për të gjetur dhe dënuar autorët e sulmeve.

Gjithashtu, kërkohet rritje e nivelit të bashkëpunimit me organet kompetente nga Gjermania, prej nga është identifikuar se vijnë sulmet.

AGK-ja qëndron në mbështetje dhe solidaritet të plotë me Vox Kosova, dhe të tjera media që kohëve të fundit janë penguar për ta kryer punën e tyre si pasojë e këtyre sulmeve.




Detajet e raportuesit Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Vox Kosova, Prishtinë, 01.04.2026
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me një valë të re të sulmeve kibernetike kundër portalit, Vox Kosova. AGK-ja është njoftuar se llogaria e kësaj media në Facebook në kohët e fundit është mbyllur dy herë, llogaria në Tik Tok dy herë, kurse ajo në Instagram një herë. AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Vox Kosova, e që minojnë lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe kanë për qëllim pengimin e shpërndarjes së lirë të informacionit.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 1.4.2026
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Vox Kosova
Burimi Vox Kosova
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Vox Kosova, e që minojnë lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe kanë për qëllim pengimin e shpërndarjes së lirë të informacionit. AGK-ja e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që të zhvillojnë hetimet e nevojshme, për të gjetur dhe dënuar autorët e sulmeve. Gjithashtu, kërkohet rritje e nivelit të bashkëpunimit me organet kompetente nga Gjermania, prej nga është identifikuar se vijnë sulmet. AGK-ja qëndron në mbështetje dhe solidaritet të plotë me Vox Kosova, dhe të tjera media që kohëve të fundit janë penguar për ta kryer punën e tyre si pasojë e këtyre sulmeve.
Share this Post: