Slucajevi

Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Saranda Aliu, Prishtinë, 16.12.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon ashpër kërcënimin dhe gjuhën fyese të përdorur ndaj gazetares Saranda Aliu, gazetare në emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, gjatë ushtrimit të detyrës së saj. Aliu është kërcënuar nga një burrë, që ishte subjekt i raportimit për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të pranuar nga gazetarja, rasti ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, gjatë një telefonate profesionale, ku ajo është përballur me kërcënime serioze dhe gjuhë degraduese, të cilat përbëjnë pengesë të drejtpërdrejtë në ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit.

AGK mirëpret faktin që rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe kërkon nga Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet të plotë dhe pa vonesa. Mosndëshkimi i rasteve të tilla rrezikon të inkurajojë sulme dhe kërcënime të tjera ndaj gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh solidaritet të plotë me gazetaren Saranda Aliu dhe rithekson se kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë drejtpërdrejt lirinë e medias.




Detalji izvestioca Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Saranda Aliu, Prishtinë, 16.12.2025
Slučajevi Opis Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon ashpër kërcënimin dhe gjuhën fyese të përdorur ndaj gazetares Saranda Aliu, gazetare në emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, gjatë ushtrimit të detyrës së saj. Aliu është kërcënuar nga një burrë, që ishte subjekt i raportimit për dhunë në familje. Sipas njoftimit të pranuar nga gazetarja, rasti ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, gjatë një telefonate profesionale, ku ajo është përballur me kërcënime serioze dhe gjuhë degraduese, të cilat përbëjnë pengesë të drejtpërdrejtë në ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit.
Država Kosovë
Ime i prezime Saranda Aliu
Rod Žensko
Datum 16.12.2025
Grad Prishtinë
Vrsta incidenta Pretnje životom i telesnim povredama novinara
Od koga Kod novinare od građana
Kršilac / osumnjičeni
Vrsta medija Radio i televizija
Ime medija KIKS Kosova / Klan Kosova
Izvor Saranda Aliu
Javni tužilac
Sudski
Sudski status
Sudski zakljucak
Da li je obavešteno udruženje novinara? Da
Da li je incidenat prijavljen u policiji? Da
Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu?
Reagovanjeudruženja novinara? AGK mirëpret faktin që rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe kërkon nga Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet të plotë dhe pa vonesa. Mosndëshkimi i rasteve të tilla rrezikon të inkurajojë sulme dhe kërcënime të tjera ndaj gazetarëve. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh solidaritet të plotë me gazetaren Saranda Aliu dhe rithekson se kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë drejtpërdrejt lirinë e medias.
Share this Post: