Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale RTK, Prishtinë, 05.06.2026
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët, kameramanët dhe punonjësit e tjerë të RTK-së, të cilët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit paraprak.
Tri sindikatat, Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë paralajmëruar protestë për të martën. AGK-ja e përkrah këtë protestë dhe do t’i bashkohet asaj.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar nga gjendja aktuale financiare e RTK-së, e cila i ka lënë sërish pa paga 700 punonjësit e saj.
AGK-ja kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së që të punojnë për të gjetur një zgjidhje urgjente, në mënyrë që pagat të procesohen sa më shpejt.
AGK-ja i kërkon gjithashtu Qeverisë së Kosovës, e cila vazhdon të ndajë buxhet minimal për RTK-në, që të ndihmojë brenda kompetencave të saj për tejkalimin e kësaj situate të rënduar. Në të njëjtën kohë, AGK-ja i kërkon Qeverisë që të ndalojë ndërhyrjet dhe presionin ndaj pavarësisë editoriale të Transmetuesit Publik.
AGK-ja avokon për një ambient dinjitoz pune për punëtorët e RTK-së, një pjesë e të cilëve tash e disa kohë përballen me presione të formave të ndryshme nga menaxhmenti.
| Detalji izvestioca | Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale RTK, Prishtinë, 05.06.2026 |
|---|---|
| Slučajevi Opis | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët, kameramanët dhe punonjësit e tjerë të RTK-së, të cilët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit paraprak. Tri sindikatat, Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë paralajmëruar protestë për të martën. AGK-ja e përkrah këtë protestë dhe do t’i bashkohet asaj. |
| Država | Kosovë |
| Ime i prezime | |
| Rod | Grupa |
| Datum | |
| Grad | |
| Vrsta incidenta | Napadi na medije i medijske organizacije |
| Od koga | |
| Kršilac / osumnjičeni | |
| Vrsta medija | Radio i televizija |
| Ime medija | RTK |
| Izvor | |
| Javni tužilac | |
| Sudski | |
| Sudski status | |
| Sudski zakljucak | |
| Da li je obavešteno udruženje novinara? | |
| Da li je incidenat prijavljen u policiji? | |
| Da li je incidenat prijavljen u tužilaštvu? | |
| Reagovanjeudruženja novinara? | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar nga gjendja aktuale financiare e RTK-së, e cila i ka lënë sërish pa paga 700 punonjësit e saj. AGK-ja kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së që të punojnë për të gjetur një zgjidhje urgjente, në mënyrë që pagat të procesohen sa më shpejt. AGK-ja i kërkon gjithashtu Qeverisë së Kosovës, e cila vazhdon të ndajë buxhet minimal për RTK-në, që të ndihmojë brenda kompetencave të saj për tejkalimin e kësaj situate të rënduar. Në të njëjtën kohë, AGK-ja i kërkon Qeverisë që të ndalojë ndërhyrjet dhe presionin ndaj pavarësisë editoriale të Transmetuesit Publik. AGK-ja avokon për një ambient dinjitoz pune për punëtorët e RTK-së, një pjesë e të cilëve tash e disa kohë përballen me presione të formave të ndryshme nga menaxhmenti. |

