Vesti

Përmbyllet cikli i trajnimeve për raportimin e përgjegjshëm dhe etik për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian


3224-title

Terre des hommes - Kosovo në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës kanë përmbyllur sot ciklin e trajnimeve për gazetarë nga mediet qendrore dhe lokale për raportimin e përgjegjshëm dhe etik për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Për tre muaj në takime dyditore, gazetarja, Serbeze Haxhiaj, trajnoi gazetarët për rëndësinë e gazetarëve dhe medieve kundër gjuhës së urrejtjes dhe paragjykimeve, raportimin e përgjegjshëm dhe etik, pesha e gjuhës së përdorur në raportime, raportimin që shmang stereotipet, si dhe raportimin për varfërinë.

Gjithashtu, në kuadër të këtyre trajnimeve u shfaq edhe dokumentari “Mendo si verifikues faktesh”, me autore, Getoarbë Mulliqin, i cili është realizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe është mbështetur nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo.

Dokumentari është realizuar në Washington DC, Los Angeles dhe Saint Petersburg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trajnimet u zhvilluan në kuadër të projektit “Drejtësia sociale për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”, që zbatohet prej Terre des hommes – Kosovo në partneritet me organizatën Voice of Roma, Ashkali and Egyptians dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER), si dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (Swiss Cooperation Agency).

Share this Post: