Vesti

Sërë sulmesh dhe fyerjesh për shkak të një kënge në drejtim të Radio Rijeka


2657-title

Radio Rijeka e Rijekës së Kroacisë po përballet me një valë sulmesh dhe fyerjesh pas 25 marsit 2021, vetëm se transmetoi një këngë e cila nuk iu shkoi përshtati dëgjuesve.

Redaktori i muzikës në Radio Rijeka ka transmetuar këngën e Vinko Cocës “Kur të vdes i mbështjellur në të bardha”, këngë e njohur e fansave të klubit futbollistik Hajduk nga Spliti (ka një armiqësi të madhe ndërmjet fansave të klubeve të ndryshme të qyteteve të ndryshme në Kroaci).

Kjo u përcoll me sharje dhe fyerje, në veçanti në drejtim të gazetares dhe të redaktorit të muzikës i cili e transmetoi këngën. Pas kësaj, Joso Krmpotic, nikoqiri i emisionit në Radio Rijeka, në vend se të qëndrojë përkrahë koleges së tij duke e mbrojtur nga sulmet, ai fillon dhe u kërkon falje dëgjuesve.

Më 26 mars, bordi drejtues ka pranuar një e-mail në të cilin ndër të tjera thuhej “Nëse edhe një herë e dëgjoj një këngë “tovari” të cilën nuk e pëlqej (që këndon për ullishte, gurë apo glorifikon Dalmacinë dhe këta jevgj) DO TË IU ****** (fjalë e papërshtatshme) TË GJITHËVE. Keq. Një lëvizje e gabuar, një këngë e gabuar dhe e tërë Radio Rijeka do të çohet në ajër bashkë me zyrën e redaktorëve që janë në detyrë gjatë asaj kohe. Lexojeni mirë. Ky është një kërcënim i hapur. Bëhuni të mençur dhe në të ardhmen bëni kujdes se çfarë këngësh transmetoni sepse nuk jeni në dijeni se në çfarë problemesh e keni futur veten vetëm për shkak të një gruaje budallaqe.”

I dyshuari është dërguar në mbajtje. Ai u akuzua për kërcënim, tha policia.

Gazetarët nuk guxon të pengohen gjatë kryerjes së punës, apo as edhe të kërcënohen çfarëdo qoftë arsyetimi.

“Asociacioni i Gazetarëve Kroat dënon ashpër kërcënimet në drejtim të kolegëve në HR të Radio Rijeka, e që është edhe pjesë e rrjetit të shërbyesit publik. Këto kërcënime duhet të trajtohen me seriozitet dhe duhet ndërmarrë secila masë për t’i mbrojtur kolegët tanë”, tha presidenti i AGK-së, Hrvoje Zovko.

“Është e turpshme se si udhëheqësit e Qendrës HRT në Rijeke dhe kryeredaktori i Radio Rijekës nuk janë marrë fare me këtë çështje. Është përgjegjësi e tyre t’i mbrojnë punonjësit. Kolegët tanë të Rijekës e kanë përkrahjen tonë të plotë, shtoi ai.

Rrjeti SafeJournalists i cili përfaqëson mëse 8200 profesionistë medialë në Ballkanin Perëndimor i bashkohet anëtarit të vet AGK-së në dënimin e këtyre kërcënimeve të rrezikshme. Kërkojmë nga institucionet që t’i mbrojnë gazetarët, të dënojnë personin i cili bëri këto kërcënime dhe të dërgojnë mesazh të qartë tek publiku se kërcënimet e këtilla janë të papranueshme.

Do t’i njoftojmë të gjithë akterët relevant vendorë dhe ndërkombëtarë lidhur me këtë rast.

Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm në interesin publik, në demokraci dhe në të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 24.03.2021

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnës dhe Hercegovinës

Asociacioni i Gazetarëve Kroat

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Medieve të Malit të Zi

Share this Post: