Cases

Cases found 334

Pengim në kryerjen e detyrës, Prizren dhe Dragash, 9.2.2025

Gjatë të dielës së 9 shkurtit, ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga Qendresa Tershani, Sala Gashi e kameramani Rron Salihu, janë përballur, qysh në orët e para të punës në terren me provokime të vazhdueshme dhe fjalë fyese nga militantët e partisë Vetëvendosje. Në lidhjen e parë direkte të Tershanit në qendrën më të madhe të votimit në Prizren, duke dashur ta marrë në prononcim një votuese, kjo e fundit thotë: “E bojkotojmë Klan Serbinë.” Në po të njëjtin qytet e qendër, një…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Ferizaj, 9.2.2025

Te dielën në Ferizaj, pas orës 22:00, gazetaret Saranda Aliu dhe Gremisa Latifi u penguan për ta kryer punën e tyre nga aktiviste të LVV-së. Të njëjtat provuan të shkojnë te selia e këtij subjekti politik, mirëpo atyre u beri rezistence njeri nga anëtaret, duke ju thënë: “S’keni vend këtu, duke ua mbyllur edhe derën e zyrës. I njëjti doli jashtë edhe u beri me dije të tjerëve që po festonin se kush jemi ne. “O njerez kete janë t’Klanit” e si pasojë ata u vërsulen me britma…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Gjakovë, 9.2.2025

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, ekipi i Klan Kosovës i përbërë nga gazetaret Agan Hajdarhoxha, Nita Ilazi dhe kameramani Florian Syla, kanë shkuar për t’i pasqyruar festimet e simpatizantëve të “Vetëvendosjes” ata janë penguar, fillimisht me flamuj e pastaj me ndezje të fishekzjarrëve, dhe brohoritjet KlanSerbia të bashkangjitura me sharje ndaj nënës dhe motrave duke e hedhur një mjetë piroteknike në drejtim të ekipit.

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Vushtrri, 9.2.2025

Gjatë ditës së djeshme, ekipi i Klan Kosovës i përbërë nga Gresa Nitaj, Blerina Doshlaku si dhe kameramani, Mirand Karamani, janë penguar verbalisht në raportimin e tyre tek selia e LVV-së në Vushtrri. Fillimisht me ofendime e me thirrje kryesisht “Klan Serbia”, por më pas militantët janë afruar tek kamera e televizionit, duke share televizionin dhe duke kërkuar që të largohemi nga aty. Presioni ka qene me fjale, por edhe me vetura te cilat afroheshin deri afër paraqiste…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Gjilan, 9.2.2025

Ekipi i përbërë nga gazetarët Flamur Gajtani e Herolind Ademi dhe kameramani Bardh Stublla, gjatë ditës së votimit 09.02.2025, kanë mbuluar rajonin e Gjilanit. Edhe kur janë mbyllur qendrat e votimit, ekipi ka dalë në sheshin e Gjilanit për të përcjellë tubimin të thirrur nga kryetari Alban Hyseni për të festuar fitoren. Kur i njëjti ka përfunduar fjalën, simpatizantët e VV-së kanë nisur fyerjet ndaj ekipit duke iu afruar e bërtitur si: "s'keni vend ketu", "poshtë Klan…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Mitrovicë, 9.2.2025

Ekipi i përbërë nga Agon Bejtullahu dhe Altiana Zogaj, të cilët kanë raportuar në zonën e Mitrovicës dhe komunave veriore janë përballur me rezistencë nga një zyrtar i qendrës për votim me kusht në Mitrovicë, saktësisht tek gjimnazi "Frang Bardhi". Rasti tjetër ishte tek selia e Vetëvendosjes në Mitrovicë aty ekipi është përballur me fyerje, sharje e ofendime të lloj-llojshme si: Klan Serbia, punëtorë të Serbisë, a po iu paguan Vuçiqi dhe duke eskaluar edhe në aspekte…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Prizren-Dragash, 9.2.2025

Gjatë raportimit në ditën e zgjedhjeve, gazetaret e Klan Kosovës janë penguar në kryerjen e detyrës. Në dy rastet gazetaret Qëndresa Tërshani dhe Sala Gashi janë fyer, sharë e ofenduar. Rasti i parë gazetarja është penguar në qendër të votimit me kusht në Dragash. Ajo është përballur me ofendime diskriminuese në baza gjinore me fjalët si: çika e Serbisë, k**va, ju jeni të shitura. Rasti i dytë është raportimi gjate festës së Vetëvendosjes në Prizren, i cili po ashtu ka qëne…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Pejë, 9.2.2025

Ekipi i Klan Kosovës i përberë nga Qëndresa Bellagoshi, Gentiana Gashi e Labeat Krasniqi, gjate ditës janë përballur në disa vend-votime me fjale fyese drejtuar kryesisht kundër televizionit, nga qytetarë/votues. Pas mbylljes se vendvotimeve, kur ekipi i përberë nga këta tre punonjës shkon ne afërsi të zyrave të “Vetëvendosjes” në Peje, fyhet nga brohoritjet e një turme qe po festonte para zyrës, kryesisht me "Klan Serbia". Gjate kohës kur po xhirohej, një i ri afrohet dhe e…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Istog, 9.2.2025

Gjatë ditës së zgjedhjeve në Istog ekipi i Klan Kosova i përbërë nga Amantina Hasani, Endrita Bajrami, Arben Restelica dhe Gazmend Salihu, janë përballur me sharje e fyerje drejtuar televizionit nga njerëzit në rrugë por edhe brenda qendrave të votimeve. “Klan Serbia”, ikni prej këtu, shkoni në Serbi etj. Në kohën kur po dilnin rezultatet, tek selia e LVV-së gazetarja Amantina Hasani është sharë e ofenduese në bazë gjinore dhe morale nga militantë. Ekipi u pengua me sharje e…

Read More

SULM NDAJ MEDIEVE DHE ORGANIZATAVE MEDIALE, GJAKOVË, 9.2.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim dhe e dënon sulmin ndaj TV Syri Vision në Gjakovë, ku pak minuta pas mesnatës, një person ka hyrë me një mjet të rëndë në objektin e televizionit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në hapësirat e redaksisë dhe objektet përreth. AGK e konsideron këtë një kërcënim ndaj sigurisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, veçanërisht në një ditë të rëndësishme për procesin demokratik në vend. Sulmet ndaj mediave janë të…

Read More

Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Mitrovicë, 08.02.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, dënon aktin e vandalizmit të zyrave të redaksisë së portalit Veriu.info, ku persona të panjohur kanë thyer xhamat e objektit. Ky sulm i cili ndodhi në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, është një tjetër tentativë për të frikësuar dhe penguar punën e gazetarëve në Kosovë. AGK-ja e ka kontaktuar drejtorin e këtij mediumi, Gazmend Morina, për të shprehur mbështetjen e saj dhe kërkon nga Policia e Kosovës që të trajtojë me urgjencë…

Read More

Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Prishtinë, 25.01.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar për pengimin që i është bërë në kryerjen e punës një ekipi të gazetës Nacionale, gjatë një tubimi zgjedhor të partisë politike, Vetëvendosje në qytetin e Malishevës. Disa pjesëmarrës dhe zyrtarë të Vetëvendosjes u kanë paraqitur pengesa gazetares Besarta Hoti dhe kameramanit Kushtrim Zenuni, mes tjerash duke iu drejtuar me fjalinë: “Jeni më keq se Serbia!” Gjithashtu, një përkrahës i Vetëvendosjes me emrin Filiz Mustafa, e…

Read More

Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Prishtinë, 14.01.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, dënon serinë e sulmeve online që kanë ndodhur kundër gazetarëve të medies “Betimi për Drejtësi”, Betim Musliu dhe Diellza Luzha. Që të dy tashmë kanë ushtruar kallëzim penal ndaj 3 faqeve online në rrjete sociale për shkak të sulmeve dhe ngacmimeve të vazhdueshme. Sipas ekipit të “Betimit për Drejtësi”, sulmet denigruese dhe shpifëse kanë ardhur pas publikimit të hulumtimit “Ikja e mjekëve nga orari i punës prej spitaleve publike”.

Read More

Suspendohet llogaria në Facebook e gazetarit Vehbi Kajtazi, 14.01.2025, Prishtinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, shpreh shqetësim për suspendimin e llogarisë në Facebook të gazetarit Vehbi Kajtazi. Sipas gazetarit dhe themeluesit të portalit “Paparaci”, ky suspendim vjen si pasojë e raportimeve të vazhdueshme të bëra ndaj postimeve të tij që lidhen me zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe veprimeve të shumta nga llogari të automatizuara (bots) që e kanë ngacmuar dhe shqetësuar në platformën e tij para dhe gjatë fushatës zgjedhore. AGK-ja rikujton…

Read More

Hakohet llogaria në Telegram e gazetarit Urall Boshnjaku, 13.01.2025, Mitrovicë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është njoftuar nga gazetari dhe udhëheqësi i portalit “Mitropol” nga Mitrovica, Urall Boshnjaku, për hakimin e llogarisë së tij personale në rrjetin social Telegram. AGK-ja shpreh shqetësimin e saj për këtë rast, marrë parasysh se kjo llogari ka shërbyer për kryerjen e detyrave profesionale të portalit. AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Njësitit për Krime Kibernetike që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të…

Read More

Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 09.01.2025

AGK-ja dënon targetimin e vazhdueshëm që zyrtarët e Vetëvendosjes bëjnë ndaj gazetarëve dhe mediave, duke përfshirë postimin e sotëm të zëdhënësit Arlind Manxhuka, i cili, mes tjerash, cilëson mediat edhe si “institucione paralele”. Kjo gjuhë e rrezikshme është e papranueshme dhe vështirëson klimën për ushtrimin e gazetarisë në Kosovë.

Read More

Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 09.01.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është i shqetësuar me zhvillimet që lidhen me nisjen e fushatës për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit. Paralajmërimi për bojkotin e disa prej televizioneve kryesore në vend, si Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7, nga ana e partisë në pushtet, Vetëvendosje, është një zhvillim që shkon kundër transparencës dhe përpjekjeve për të minuar rolin e gazetarëve dhe mediave për të mbajtur përgjegjëse partinë që ka udhëhequr Kosovën për 4 vjet…

Read More

Death threat against Ilir Mirena, Prishtina, 18.12.2024

The Association of Journalists of Kosovo is alarmed by the death threat received today by the journalist and head of the online media outlet "Periskopi", Ilir Mirena. Mirena has posted a comment on Facebook in which a person wrote: "He should get a bullet, he deserves it."

Read More

Dangerous language against the media, Prishtina, 08.12.2024

Kosovo Prime Minister, Albin Kurti, has used the meeting of his party, Vetëvendosje, where he was nominated for prime minister, to make another unacceptable attack on the media. In his speech, among other things, Kurti said that “the media for every attack and aggression by Serbia against our state, always found the culprit in our government, but never in Serbia, they do not deserve your attention”.

Read More

Lynching language against journalist Mimoza Koprani Muçaj, Prishtinë, 04.12.2024

The Association of Journalists of Kosovo condemns the attack that the chief executive of “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka, has made against the journalist, Mimoza Koprani Muçaj, author of the show Konfront on KTV. Reacting to the journalist’s questions in an interview with the Minister of Economy, Artane Rizvanolli, Mujka, among other things, referred to the questions raised as something “extremely vile and extreme misuse of the public broadcaster with the aim of spreading lies…

Read More