Cases

Intimidim ndaj gazetareve të QIKAs, Prishtinë, 13.03.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar informatën nga koleget e QIKAs për shqetësimin e vazhdueshëm që i është bërë atyre nga një mësimdhënës (emër i njohur për ne), lidhur me një lajm të publikuar në nëntor të vitit të kaluar.

Në emailin dërguar AGK-së, QIKA ka njoftuar se bëhet fjalë për një rast të pretenduar të ngacmimit seksual në shkollën “Nazmi Zhegrova”, të fshatit Stanoc i Ulët në Komunën e Vushtrrisë, të raportuar fillimisht nga koha.net, i cili është ripublikuar duke e cituar mediumin, dhe pa ia përmendur emrin mësmidhënësit.

Me datë 26 shkurt 2024, në rrjetet sociale të QIKA ka shkruar mesazhe mësimdhënësi, i cili ishte i akuzuar nga një nxënëse për ngacmim seksual. Ai ka kërkuar nga QIKA që të largoj lajmin për këtë rast, sepse sipas tij kjo ka qenë një shpifje. I njëjti vazhdimisht ka telefonuar dhe ka shkruar mesazhe në rrjetet tona sociale, si dhe në email. Me datë 4 mars 2024, ai ka ardhur tek zyret tona duke shqetësuar stafin e QIKA me kërkesën e tij për të larguar lajmin, duke u thirrur në një vendim të Drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, i cili sipas tij e shfajëson atë. Mbrëmë me datë 12 mars 2024, ai ka shkruar prapë mesazh në rrjetin social Instagram duke thënë se 'mos um shtyni me ardh edhe niher te ju a me kuptuat.'”, thuhet në njoftimin drejtuar AGK-së.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kontaktimi i vazhdueshëm i stafit të QIKAs, vizita në zyrat e redaksisë, përbën presion direkt mbi punën e gazetarëve dhe e konsideron si formë të frikësimit ndaj tyre. Andaj, AGK-ja, i bën thirrje publike mësimdhënësit në fjalë që të ndalojë se shqetësuari stafin e QIKAs, dhe nëse e konsideron të nevojshme, të bëjë ankesë në organet vetërregulluese të medieve online.

AGK-ja, i bën thirrje Policisë së Kosovës ta trajtojë rastin me prioritet në mënyrë që gazetaret ta kryejnë punën e tyre pa u penguar dhe frikësuar.




Reporter Details Intimidim ndaj gazetareve të QIKAs, Prishtinë, 13.03.2024
Case description The Association of Journalists of Kosovo has received with concern information from colleagues at QIKA about the ongoing disturbing messages and visits they have received from a teacher (whose name is known to us) regarding a news story published in November of last year. In an email sent to AJK, QIKA informed about an alleged case of sexual harassment at the "Nazmi Zhegrova" school in the village of Stanoc i Ulët in the Municipality of Vushtrri. The case was initially reported by koha.net and then republished by QIKA, referencing the source without revealing the identity of the teacher involved. "On February 26, 2024, the teacher who was accused of sexual harassment by a student wrote messages on QIKA's social networks. He asked QIKA to remove the news about this case because, according to him, it was slander. The same person has constantly called, and written messages on our social networks, as well as in emails. On March 4, 2024, he came to our offices, disturbing the QIKA staff with his request to remove the news, referring to a decision of the Directorate of Education in Vushtrri, which, according to him, exonerates him. Last night, on March 12, 2024, he again wrote a message on the social network Instagram, saying, "Don't force me to visit you again.. Did you understand me?", It is stated in the email addressed to AJK.
State Kosovo
Name and Surname
Gender Group
Date 13.3.2024
City Prishtinë
Type of Incident Other threats to journalists
From who To journalists by citizens
The Offender / Suspect
Type of media Online
Media Name QIKA
Source QIKA
Public Prosecutor
Judiciary
Judiciary Status
Legal Closure
Has the Journalist Association been notified? Yes
Has the incident been reported to the authorities? Yes
Has the incident been reported to the XXX?
Associations Respond The Association of Journalists of Kosovo sees QIKA staff's continuous contact and visits to editorial offices to be direct pressure on journalists' work and a form of intimidation. As a result, AJK calls upon the teacher in question to stop disturbing the QIKA staff and, if needed, file a complaint with online media self-regulatory organizations. AJK is calling on the Kosovo Police to prioritize this case so that journalists can carry out their work without hindrance or intimidation.
Share this Post: