Cases

Pengim ndaj gazetarit Shqipron Xhema, Prishtinë, 15.4.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës-AGK, ka pranuar me shqetësim, dhe e dënon veprimin pengues të deputetit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ndaj gazetarit të KALLXO. com, Shqipron Xhema, gjatë kryerjes së detyrave të tij profesionale sot gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas raportimeve, gazetari Xhema, gjatë përpjekjes për të marrë një deklaratë nga deputeti Damka lidhur me disa biseda që janë publikuar në media, është përballur me një veprim të papranueshëm fizik, ku deputeti i ka kapur telefonin nga dora, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tij, dhe duke e cenuar atë në punën e tij.

AGK rikujton se çdo ndërhyrje fizike apo verbale ndaj gazetarëve në vendin e tyre të punës, është sulm ndaj lirisë së shprehjes, rrjedhimisht e demokracisë.

AGK kërkon nga institucionet përkatëse që të trajtojnë me seriozitet këtë incident, dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre, pa presion dhe pa frikësim.

Liria e medias është një nga shtyllat themelore të demokracisë, dhe çdo përpjekje për ta cënuar atë është e papranueshme.




Reporter Details Shqipron Xhema
Case description Deputeti i KDTP-së, Fikrim Damka, ka penguar gazetarin e KALLXO.com, Shqipron Xhema, gjatë përpjekjes për të marrë një deklaratë në Kuvend, duke ia kapur telefonin nga dora dhe ndërhyrë në mënyrë fizike në punën e tij. AGK e ka dënuar këtë veprim si cenim të lirisë së medias dhe ka kërkuar trajtim serioz të rastit nga institucionet.
State Kosovo
Name and Surname Shqipron Xhema
Gender Male
Date 15.4.2025
City Prishtinë
Type of Incident Other threats to journalists
From who By public officials
The Offender / Suspect Fikrim Damka
Type of media Online
Media Name KALLXO.COM
Source
Public Prosecutor
Judiciary
Judiciary Status
Legal Closure
Has the Journalist Association been notified? Yes
Has the incident been reported to the authorities?
Has the incident been reported to the XXX?
Associations Respond AGK rikujton se çdo ndërhyrje fizike apo verbale ndaj gazetarëve në vendin e tyre të punës, është sulm ndaj lirisë së shprehjes, rrjedhimisht e demokracisë. AGK kërkon nga institucionet përkatëse që të trajtojnë me seriozitet këtë incident, dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre, pa presion dhe pa frikësim.
Share this Post: