News

AGK priti në takim Drejtorin Menaxhues të ECPMF-së, Lutz Kinkel dhe Koordinatorin e Projektit "Voices of Ukraine" - Sergei Medvedev


3219-title

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha së bashku me Drejtoren Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, u takuan sot me Drejtorin Menaxhues të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Lutz Kinkel, Koordinatorin e Projektit "Voices of Ukraine" - Sergei Medvedev dhe Juristen e medias Flutura Kusarin.

Në takim u diskutua për mbarëvajtjen e implementimit të projektit Journalists in Residence - Kosovo, projekt ky që është iniciuar nga ECPMF, e organizatë partnere në Kosovë ka Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Kryetari dhe Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, njoftuan kolegët e ECPMF-së për sfidat që është përballur ekipi i programit JiR – Kosovo, që nga fillimi i implementimit të projektit, prill 2022, e deri më tani ku pjesë e programit janë edhe pesë gazetarë afganë.

Në takim gjithashtu u diskutuan edhe idetë e mundësitë e reja për vazhdimin e implementimit të programit në të ardhmen.

Gazetarët ukrainas janë strehuar në Kosovë nga muaji prill i vitit të kaluar në kuadër të programit “Journalists in Residence - Kosovo”. Ky program është iniciuar nga ECPMF, implementohet nga AGK-ja, financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo , si dhe iniciativa Hannah Arendt e Qeverisë gjermane.

Share this Post: