Bashkohuni në edicionin e dytë të Akademisë së Integritetit të Informacionit në Gazetari
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK hap thirrjen për gazetarë dhe studentë të gazetarisë për aplikim në Akademinë e Gazetarëve për Integritetin e Informacionit - Edicioni i Dytë. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik - NDI dhe USAID në Kosovë.
Edhe në edicionin e dytë të Akademisë për Integritetin e Informacionit në Gazetari, përmes serisë së trajnimeve, janë planifikuar module që lidhen me edukimin medial, verifikimin e informacionit, sigurinë kibernetike, mbrojtjen e informatave personale e algoritmet. Në të gjitha këto module, do të ofrohet një perspektivë dhe profesionalizëm të thellë:
Modulet që do të ofrohen janë këto:
Moduli 1: Edukimin medial për gazetarë
Moduli 2: Verifikimi i informacioneve në epokën dixhitale
Moduli 3: Mediat sociale dhe mjetet dixhitale për monitorim
Moduli 4: Dezinformimi me bazë gjinore dhe raportimi i ndjeshëm gjinor
Moduli 5: Mbrojtja e konfidencialiteti: Trajtimi etik i të dhënave personale
Moduli 6: Siguria kibernetike dhe ambienti medial
Vizitë Studimore në rajon
Disa nga modulet do të udhëhiqen nga ekspertë ndërkombëtarë. Përmes vizitës studimore do t’i ndajmë praktikat më të mira dhe do të krijojmë lidhje të qëndrueshme me kolegët në fushën e gazetarisë.
Detajet për aplikim
- Kush dhe si mund të aplikojë?
- Mund të aplikojnë gazetarët të cilët janë banorë të ligjshëm të Kosovës dhe mbi moshën 18 vjeçare në momentin e përfundimit të thirrjes për aplikim. Gazetarët duhet të jenë në marrëdhënie pune në mediat e regjistruara në Kosovë apo freelance. Gazetarët duhet të jenë të regjistruar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.
- Studentët e departamenteve të Gazetarisë, Komunikimit Masiv, Dizajn Komunikimi në universitet shtetërore apo private.
- Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër motivuese në adresën elektronike aplikimet@agk-ks.org deri më 25 shtator, ora 16:00.
- Kriteret e Vlerësimit
Për përzgjedhjen e pjesëmarrësve, paneli vlerësues do të marrë parasysh kriteret si në vijim:
- Përshtatshmëria e studimeve, profesionit dhe eksperiencës së punës me modulet dhe tematikat e akademisë.
- Njohja e gjuhës angleze në nivel mesatar është e domosdoshme pasi realizimi i moduleve do të jetë në gjuhën angleze (pa përkthim).
- Cilësia e letrës motivuese për pjesëmarrje.
- Gatishmëria për angazhim të plotë gjatë zhvillimit të akademisë. Pjesëmarrësit pritet të marrin pjesë në të gjitha modulet dhe të angazhohen në aktivitetet tjera të përfshira në program.
Për më shumë informacione dhe për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në: aplikimet@agk-ks.org deri më 25 Shtator, 16:00.