Dita Ndërkombëtare e Gruas nis me Konferencën "Women Journalists in the Spotlight"
Gratë në media luajnë një rol kyç në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe të informuar. Përmes raportimit të tyre, ato sjellin perspektiva të reja, sfidojnë stereotipet gjinore dhe nxisin ndryshime pozitive. Në këtë frymë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Rrjeti i Grave Gazetare, në bashkëpunim me British Embassy Prishtina, UNWomen Kosovo dhe OSCE Mission in Kosovo, organizuan konferencën rajonale "Women Journalists in the Spotlight".
Konferenca mblodhi së bashku gazetare nga Kosova dhe rajoni, diplomatë, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe rrjeteve rajonale të gazetareve për të diskutuar mbi rëndësinë e rrjetëzimit, sigurinë e gazetarëve dhe sfidat me të cilat përballen gratë në media.
Konferenca u hap me fjalët hyrëse nga:
Xhemajl Rexha, Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës
Vlora Tuzi Nushi, Shefe e Zyrës, UN Women në Kosovë
Cornelia Taylor, Udhëheqëse në Detyrë e Misionit të OSBE-së në Kosovë
Jonathan Hargreaves, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë
Maja Sever, Presidente e Federatës Evropiane të Gazetarëve
Jessica Blitt, Ambasadore Jo-Rezidente e Kanadasë në Kosovë
Nancy Soderberg, Drejtore e Lartë Rezidente e Vendit, NDI Kosovë
Larisa Halilović, Udhëheqëse e Ekipit, WB Media for Change, British Council