News

Konferenca vazhdon me diskutimin e Panelit të Dytë: Bashkëpunimi Rajonal përmes Rrjetit SafeJournalists


3665-title

Gazetarët përballen me sfida të përbashkëta në gjithë rajonin, prandaj bashkëpunimi ndërkufitar është kyç për mbrojtjen e tyre dhe forcimin e lirisë së medias. Ky panel solli në vëmendje rëndësinë e Rrjetit SafeJournalists si një mekanizëm mbështetës për sigurinë e gazetarëve dhe adresimin e kërcënimeve ndaj tyre.

Diskutimi u moderua nga Cornelia Taylor, Udhëheqëse në Detyrë e Misionit të OSBE-së në Kosovë, me panelistë:

  • Xhemajl Rexha – Kryetar, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
  • Rade Djuric – Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
  • Monika Kutri – Hulumtuese, Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë
  • Lajla Zaimović Kurtović – Hulumtuese, Shoqata e Gazetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës
  • Neda Chalovska Dimovska – Specialiste për Çështjet Gjinore, Kryesuese e Hulumtimeve në Rrjetin SafeJournalists.

Diskutimi theksoi nevojën për veprim konkret për mbrojtjen e gazetarëve, duke vënë theksin te ndërgjegjësimi, raportimi i kërcënimeve dhe reagimi institucional. Vetëm përmes një qasjeje të unifikuar dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, gazetarët mund të mbrojnë dhe fuqizojnë lirinë e medias në rajon.

Share this Post: