News

Mbahet trajnimi për sigurinë fizike të gazetarëve të mediave lokale


3476-title


Në kuadër të projektit Akademia për Integritetin e Informacionit, i mbështetur nga NDI Kosovo dhe USAID Kosovo, pas nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me gazetarët e mediave lokale, u mbajt trajnimi për sigurinë fizike të gazetarëve të mediave lokale.

Një pjesën e parë, Xhemajl Rexha - Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, foli për përvojën e tij si gazetar terreni dhe bashkë me gazetarët pjesëmarrës shkëmbeu përvojat në terren rreth kësaj teme.

Gazetarët e pranishëm, folën për ndryshimet e vazhdueshme të aspekteve të sigurisë, që prej përfundimit të luftës, trazirave të marsit 2004, e deri tek sulmet fizike ndaj gazetarëve, vitin e kaluar në veriun e Kosovës.

Në pjesën e dytë të takimit, gazetarja veterane, Evliana Berani, ndau njohuritë e saj për mënyrat më efektive të menaxhimit të krizave dhe reagimit të shpejtë në situata emergjente. Ajo theksoi rëndësinë e përgatitjes së gazetarëve për të përballuar momente kritike, duke përfshirë teknikat për të mbrojtur burimet dhe informacionet e ndjeshme.

Diskutimi u thellua edhe në çështjet e mbrojtjes ligjore dhe digjitale për gazetarët, duke përfshirë strategjitë për të shmangur apo minimizuar kërcënimet ndaj sigurisë së tyre, qoftë fizike apo në internet, si dhe mekanizmat mbrojtës që ofron ligji për të garantuar integritetin dhe lirinë e tyre profesionale.

Share this Post: