Përfundoi Akademia për Gazetarë dhe Studentë: Ndërtimi i Paqes dhe Lufta kundër Gjuhës së Urrejtjes
Me përfundimin e modulit të katërt nga Adea Beqaj, mbyllëm me sukses Akademinë për Gazetarë dhe Studentë të Gazetarisë: Ndërtimi i Paqes në Luftimin e Gjuhës së Uritjes dhe Dezinformimit.
Ky modul solli një pasqyrë të qartë mbi:
???? Transformimin e gazetarisë nga mediat digjitale dhe ndikimin e teknologjisë në prodhimin e lajmeve.
???? Rolin e platformizimit dhe mediatizimit në përhapjen e informacionit dhe dezinformimit.
⚖️ Dallimin mes asaj që është në interesin publik dhe asaj që thjesht tërheq vëmendje.
Me këtë takim, përmbyllëm një rrugëtim me katër module me diskutime të vlefshme, ide të reja dhe bashkëpunim të ngushtë mes pjesëmarrësve.
Bashkëpunimi do të vazhdojë me aktivitete të tjera në muajtë në vijim.
Ky modul është pjesë e projektit rajonal “Youth 4 Inclusion, Equality & Trust”, i mbështetur nga #UNPeacebuildingFund dhe i zbatuar nga UNDP dhe UNFPA, në bashkëpunim me AGK-në.











