News

Shfaqja e filmit dokumentar nga Arwa Damon – "Ngjitja në Maje"


3652-title

Pas një karriere të shquar në gazetari dhe raportime nga zonat e luftës, Arwa Damon erdhi në Prishtinë për të ndarë një tjetër histori frymëzuese.

Në Kino Armata u shfaq dokumentari i saj "Ngjitja në Maje", një rrëfim i jashtëzakonshëm për fuqinë e shpirtit njerëzor. Filmi ndjek historinë e katër personazheve që pasi u mbijetuan luftërave shkatërruese në vendet e tyre, sfiduan veten për të arritur majen e Kilimanjaros në Afrikë.

Pas shfaqjes së dokumentarit, të pranishmit patën mundësinë të bisedojnë me Arwa Damon, duke ndarë përshtypjet dhe përvojat e tyre.

Ky film është një dëshmi e forcës, shpresës dhe triumfit mbi sfidat më të mëdha të jetës.

#AGK #gazetaret #media #seizethesummit #ArwaDamon

Share this Post: