Publications

Kodi i Nadia Murad

3600-title

Nadia Murad është një grua Yazidi, e mbijetuar e dhunës seksuale në Irak dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe për punën e saj në avokimin për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe gjenocidit.

Kodi i Nadia Murad është një grumbull udhëzimesh për të ndihmuar bashkësinë ndërkombëtare që të adresojë dhe parandalojë dhunën seksuale në konflikt, duke u kujdesur për të ofruar më shumë mbështetje dhe mbrojtje për të mbijetuarit. Ky kod u përpilua nga Nadia Murad dhe një tjetër fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Denis Mukëege, dhe ishte përgjigje për krimet e kryera nga ISIS kundër vajzave dhe grave Yazidi, por përtej kësaj për të luftuar dhunën seksuale nga të përdorurit si mjet lufte.

Kodi Murad shërben si një udhëzues praktik dhe moral, që e nxitë bashkësinë ndërkombëtare të përpilojë politika më të forta dhe të nxjerrë rezultate konkrete për të eliminuar dhunën seksuale në zona konflikti.

Qëllim i rëndësishëm është fundi i pandëshkueshmërisë për autorët e dhunës seksuale, duke e vënë thekstin aty në përpjekjen që ky lloj krimi të njihet si “krim ndërkombëtar”.

Përtej sjelljes në skenë të dhimbjes dhe traumës së të mbijeturave të dhunës seksuale, Kodi synon të arrijë ndryshime rrënjësore për mënyrën se si komuniteti ndërkombëtar e trajton dhe përgjigjet ndaj rasteve të dhunës seksuale në konflikt.

--

Ky projekt është pjesë e iniciativës së UN Women, “Adresimi i ndikimeve të dhunës me bazë gjinore në Kosovë dhe fuqizimi i të mbijetuarve/eve për të luftuar stigmën dhe për të folur hapur”, mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.




Share this Post: