AGK dënon ngjyrosjen e vetures së gazetares Serbeze Haxhiaj
Prishtinë, 01.04.2018 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marr me shqetësim informatën se redaktores së Radio Kosovës Serbeze Haxhiajt për të dytën herë me radhë brenda muajit mars i është ngjyrosur vetura me ngjyrë të kuqe nga persona të panjohur.
Gazetarja Haxhiaj ka njoftuar policinë e Kosovës lidhur me këto dy raste, të cilat ajo i cilëson si tendencë për ta frikësuar. Haxhiaj ka thënë se veprimet e tilla po ia shqetësojnë familjen e saj.
AGK dënon këtë akt, i cili ka për qëllim kërcënimin e gazetares dhe u bënë thirrje organeve të sigurisë që të merren seriozisht në zbardhjen e rastit të Serbeze Haxhiajt dhe gjitha rastet tjera, ku gazetarët janë cak i sulmeve fshehurazi.











