Lajmet

AGK-ja dënon gjuhën nxitëse të deputetëve te VV-së Salih Zyba dhe Fitore Pacolli ndaj Gazetës Express


3734-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është i shqetësuar me vazhdimin e retorikës nxitëse kundër mediave nga ana e partisë politike, Vetëvendosje.

AGK-ja dënon fuqishëm gjuhën e deputetit Salih Zyba, i cili në faqen e tij në Facebook, ka shpërndarë një artikull të Radios Evropa e Lirë, i botuar në tërësi si i tillë nga Gazeta Express.

Artikulli fliste për festimet në Moskë të fitores kundër nazizmit, dhe Zyba e përdori për ta sulmuar Gazetën Express, duke shkruar: “Propagandë pro-ruse në Gazeta Express. Zero kritikë për Putinin”.

Të njëjtin postim e ka ndarë edhe deputetja e zgjedhur, Fitore Pacolli që ka shkruar : Halo (sic) AGK! Shihni more çka shkruan deputeti Salih Zyba e ju po fleni!

Sulmet e reja të partisë politike, Vetëvendosje vijnë në kohën kur raporti i Reporterëve pa Kufij, ka konstatuar se rënia e madhe në lirinë e medias në Kosovë, i atriubohet në masë pikërisht sulmeve si këto.

AGK-ja edhe një herë e fton këtë parti politike, që të ndryshojë kursin që minon vazhdueshëm lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.

May be an image of text that says 'Salih Zyba 1d• pro-ruse në Gazeta Express. Zero kritikë per Putinin. https://wwwaeteseo.mrgrg -duh-i-i-ieie -moske/ Express Kërkoni produkte në foleja.com foleja Gjërat që duhet t'i dini për shënimin e Ditës sẽ Fitores në Moskë'

May be an image of 1 person and text that says 'តាប់ប00 Fitore Pacolli 1d Halo AGK! Shihni more çka shkruan deputeti Salih Zyba e ju po fleni! Salih Zyba Follow 1d Propagandë pro-ruse në Gazeta Express. Zero kritikë për Putinin.... See more Express foleja Kërkoni produkte në foleja.com Gjërat Ae duhet t'i dini për shënimin e Ditës sẽ Fitores në Moskë'

Share this Post: