Lajmet

AGK-ja dënon gjuhën përçmuese të zv.ministrit Sylejman Elshani ndaj radios “Romano Avazo”


3732-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon deklaratat e zv/ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani ndaj radios “Romano Avazo”, nga Prizreni.

Në një intervistë televizive, Elshani ka vënë në pikëpyetje përgatitjen profesionale të gazetarëve dhe punën që bën radio “Romano Avazo”.

Këto janë deklarata të papranueshme që kanë për synim minimin e punës së kolegëve të këtij mediumi.

“Romano Avazo” është radio e vetme në gjuhën rome në Kosovë me program 24 orë, dhe nëpërmjet prezencës online luan rol të jashtëzakonshëm për të informuar komunitetin rom në gjuhën e vet.

AGK-ja e fton zv.ministrin Elshani të tërhiqet nga gjuha denigruese, dhe të punojë për përmirësimin e pozicionit të medieve dhe gazetarëve romë në skenën mediale të Kosovës.

AGK-ja inkurajon kolegët e radios “Romano Avazo” për vazhdimin e punës së pazëvendësueshme që bëjnë, në kushte të rënda financiare.

Share this Post: