Lajmet

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Meridiana Statovci


3673-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, e dënon në termat më të ashpër gjuhën seksiste, të papranueshme dhe të ulët të Visar Gecit kundër gazetares së KOHA-s, Meridiana Statovci.

Geci shërben si këshilltar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ka sulmuar gazetaren Statovci me gjuhë denigruese për shkak të raportimeve rreth punimeve në rrugën “George W. Bush” në kryeqytet.

AGK-ja kërkon nga kryetari Rama që të distancohet qartë dhe ta dënojë këtë gjuhë, e cila vjen nga një zyrtar me të cilin ai punon.

Një sjellje e tillë vështirëson punën e gazetareve dhe bëhet edhe më e rëndë kur drejtohet ndaj gazetareve gra, në përpjekjen e qartë për të denigruar punën e tyre.

Share this Post: