Lajmet

AGK-ja dënon presionet dhe fyerjet ndaj gazetarit të KOHA-s, Agim Ademi


Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, ka raportuar sot në AGK një seri reagimesh publike fyese pas një shkrimi për shpenzimet e kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu.

Ademi është quajtur nga zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosjes në Shtime, Halil Kurtishi “argat i Klanit Pronto”.

AGK-ja e konsideron këtë gjuhë të papranueshme dhe që rrezikon direkt sigurinë e gazetarit Ademi.

AGK-ja e fton kryetarin Aliu që të distancohet nga presionet që po i bëhen gazetarit pas raportimeve të tij, që janë bazuar në dokumente që sigurohen me kërkesën në qasje në dokumente publike.

May be an image of text that says 'Halil Kurtishi 1h "Gazetari" Argati Klanit Prronto Agim Ademi, shume tendecioz dhe shpifès! Për hirë të sẽ vërtetës! "Unë si kryetar komunës nuk e kam bërë asnje shpenzim per dreka e darka, ato 1200 e... See more KOSOVAREPUBLIC KOSOVO KOMUNA SHTIME OPSTINA STIMLJEMUNICIPALITY SHTIME ZYRA KRYETARIT Shperuimet sipas kérkesés kodi 14310 Dreka zyrtare i 14310 Kryesor 44841099 1,200.00 koha.net Kryetari i Shtimes shpenzoi 1.200 euro pèr dy dreka zyrtare'

Share this Post: