Lajmet

AGK-ja merr pjesë në takimin vjetor të Federatës Evropiane të Gazetarëve në Hagë


3087-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, i përfaqësuar nga Kryetari i Bordit, Xhemajl Rexha dhe anëtarja e Bordit, Albioneta Ademi, ka marrë pjesë në takimin vjetor dy-ditor të Federatës Evropiane të Gazetarëve - EFJ, që është mbajtur në Hagë të Holandës.

Tema kryesore e këtij takimi ka qenë siguria e gazetarëve gjatë raportimit, me theks të veçantë raportimi nga zonat e luftës, siç është Ukraina.

Gjithashtu, në dy ditë punime janë miratuar një sërë mocionesh, që lidhen kryesisht me kushtet e punës së gazetarëve në shtete si Franca, Spanja apo Polonia.

AGK-ja është anëtare e Federatës Evropiane të Gazetarëve me të drejta të plota që nga viti 2016. EFJ përfaqëson mbi 320 mijë gazetarë në kontinent.

Share this Post: