AGK-ja priti në takim ambasadoren holandeze, Karin Boven
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, sot ka pritur në takim ambasadoren holandeze në Kosovë, Karin Boven.
Në këtë takim, Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe Drejtorja Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, e informuan Ambasadoren Boven lidhur me punën e organizatës në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve dhe avokimin për lirinë e medias.
Gjatë këtij takimi, ata shprehën shqetësimet e tyre për numrin e lartë të sulmeve ndaj gazetarëve, duke theksuar nevojën për rritjen e sigurisë dhe mbështetjes për gazetarët.
Me theks të veçantë u diskutua edhe për çështjet që lidhen me raportimin gjatë zgjedhjeve, si dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët gjatë raportimit të tyre në fushatat zgjedhore.
Ambasadorja Boven uroi AGK-në dhe Drejtoren Ekzekutive, Mulliqi, për themelimin e Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, projektin në kuadër të AGK-së që ka për mision krijimin e një hapësire të sigurt për adresimin e problemeve që gratë në media hasin në vendin e punës, apo gjatë punës në terren.
Ambasadorja Boven, në këtë takim u shoqërua nga Zyrtarja e Lartë për Çështje Politike, Burbuqe Brahimi dhe Zyrtarja e Lartë për Sundim të Ligjit, Venera Ramaj.











