AGK organizoi tryezë diskutimi mbi “Rolin e Medieve në Raportimin e Dhunës në Familje”
GJAKOVË 19.11.2018 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, kanë mbajtur në Gjakovë tryezë diskutimi mbi “Rolin e Medieve në Raportimin e Dhunës në Familje”.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të vlerësoj dhe diskutoj rolin e medieve dhe gazetarëve në lidhje me raportimin e dhunës në familje, ndikimit të cilin e kanë përmes raportimit dhe informimit në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe organeve të zbatimit të ligjit në luftimin dhe parandalimin e kësaj dukurie.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin gazetarë të mediumeve lokale nga qyteti i Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit, përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në komunën e Gjakovës si dhe përfaqësues të organizatës “Medica Gjakova”.











