Lajmet

AGK organizon darkë për fundvit për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë


3599-title

Në kuadër të përkushtimit për përfshirjen e grupeve të ndjeshme, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, organizoi më 30 dhjetor 2024 një darkë fundviti për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë.

Ky takim ishte vazhdimësi e aktivitetit të mbajtur më 11 dhjetor me banorët e kësaj shtëpie, ku diskutuam për rëndësinë e edukimit medial dhe ndikimin e tij në fuqizimin e të moshuarve, duke ndihmuar ata të jenë më të mbrojtur ndaj lajmeve të rreme dhe dezinformatave.

AGK mbetet e përkushtuar që gjatë vitit 2025 të zhvillojë aktivitete të ngjashme në shtëpi të tjera të të moshuarve nëpër Kosovë, duke promovuar rëndësinë e informimit të drejtë dhe të sigurt për këtë grup të ndjeshëm.

AGK shpreh mirënjohje të thellë ndaj Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Prishtinë për mbështetjen dhe angazhimin e saj në inicimin e këtij bashkëpunimi të rëndësishëm.

Një falënderim i veçantë dhe i përzemërt shkon për stafin e jashtëzakonshëm të Shtëpisë së të Moshuarve – Urim Seferin, Bahtie Ismailin, Syzana Gërvallën dhe Shaip Gashin – për përkushtimin, mikpritjen dhe punën e palodhur në shërbim të të moshuarve. Përpjekjet dhe bashkëpunimi juaj janë një shembull i vërtetë frymëzimi!

Share this Post: