Lajmet

AGK, PK dhe përfaqësues të mediave me nismë të përbashkët në parandalimin e aksidenteve dhe në sensibilizimin e çështjeve jetike për sigurinë e qytetarëve


2675-title

PRISHTINË, 15.06.2021- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – PK, sot, mbajtën takim me kryeredaktorët dhe redaktorët e mediave në vend, me qëllim të fillimit të një nisme për parandalimin e aksidenteve dhe publikimin e veprave të ndryshme penale.

Të pranishëm në këtë takim ishin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti, Kryetarja e Bordit të AGK-së, Gentiana Begolli Pustina, Drejtori i Operacioneve në PK, Gazmend Hoxha, Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani dhe Drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor në PK, Nënkolonel Jeton Rexhepi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, theksoi rëndësinë e madhe që kanë mediat tek vetëdijesimi i qytetarëve për parandalimin e aksidenteve, kundërvajtjeve dhe veprave të ndryshme penale.

Fokusi ynë është të bashkëpunojmë me mediat në ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të komunikacionit. Ajo çfarë ju mund ta arrini me vetëm një kronikë apo shkrim, ne nuk mund ta arrijmë as me shqiptimin e 20 mijë gjobave. Andaj, ndihma juaj në këtë aspekt është e pamohueshme“.

Teksa, Kryetarja e Bordit të AGK-së, Gentiana Begolli Pustina, tha se përkushtimi i gazetarëve për të raportuar për të mirën e qytetarëve veçse është dëshmuar gjatë raportimeve për çështje të ndryshme si politike, shoqërore, ekonomike e sociale.

Gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë medialë, tashmë e kanë dëshmuar se kur është në interes të publikut ata nuk e kursejnë vetën e tyre e as familjen. Pra, një gjë të tillë e kanë dëshmuar edhe përgjatë kohës së pandemisë dhe padiskutim se do ta dëshmojnë edhe me rastin e kësaj nisme të përbashkët me PK-në, ku gazetarët do të mundohen që përmes punës së tyre të parandalojnë çdo rrezik në komunikacion, marrë parasysh që ditëve të fundit kemi pasë aksidente me pasoja fatale dhe po ashtu do ta tregojnë rolin e qytetarëve për të bërë qytetari aktive.”

Gjatë takimit me përfaqësues të medieve, kryeredaktorë e redaktorë u diskutua po ashtu bashkërendimi i aktiviteteve në sensibilizimin e opinionit, realizimi dhe publikimi i spoteve sensibilizuese për sigurinë në trafik, dhuna në familje, parandalimi i narkotikëve, ngacmimet seksuale e të tjera.

May be an image of 2 people and people standing

May be an image of 2 people, people sitting and people standing

May be an image of 2 people, people standing and text that says 'POLICE Rep PoiciaKosoe Kosov Policimi nẽ bashkesi Policija zajednici opluluğa yonelik polislik Community policing DREJTORIA PERO GENERAL N POLICISE dno učiniti Birlikte çalışarak working imtopulukl together ecan daha make Kosovo safer placefo all communities jednice. güvenli yeryapabiliriz.'

May be an image of 3 people, people standing and people sitting

May be an image of 2 people and people standing

Share this Post: