Lajmet

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Kastriot Shehdadi 


2359-title

PRISHTINË, 25.08.2020 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Kastriot Shehdadi.

Shehdadi për shumë vite ka punuar si gazetar në disa medie të Kosovës e Shqipërisë, ku u dallua për profesionalizmin dhe kontributin që dha në fushën e gazetarisë.

Krahas punës si gazetar, ai punoi për 20 vjet edhe si Zyrtar për Informim në Komunën e Gjakovës.

I ndjeri vdiq sot në moshën 52 vjeçare, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës.

AGK iu shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Kastriot Shehdadi.

Share this Post: