AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit
PRISHTINË 16.04.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës më pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish-gazetares dhe kompozitores, Violeta Rexhepagiqi.
Rexhepagiqi do të kujtohet gjithmonë si një profesioniste e gazetarisë, e cila për shumë vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte edhe korrespodente në TV Sky News. Ajo ka dhënë kontribut të madh në fushën e gazetarisë dhe informimit për ngjarjet, torturat dhe burgosjet që kanë ndodhur në Kosovën e para luftës.
Rexhepagiqi ishte e njohur edhe me paraqitjet në grupin e muzikës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.
AGK, iu shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të ish-gazetares Rexhepagiqi.











