Lajmet

AGK: Vdekja e Nazmi Misinit, humbje e madhe për gazetarinë  


2369-title

PRISHTINË, 05.10.2020 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Nazmi Misini.  

Misini dha kontribut të jashtëzakonshëm për gazetarinë, në mediet e shkruara dhe elektronike.  

Ai për shumë vite punoi si gazetar dhe redaktor në Radiotelevizionin e Kosovës, si dhe ishte kryeredaktor në ish të përditshmen “Rilindja”. 

Vdekja e Nazmi Misinit është humbje e madhe për gazetarinë, ndërsa shkrimet dhe veprat e tij do të mbesin udhërrëfim për brezat e rinj.  

Misini vdiq mbrëmë në moshën 66-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 15:00 në vendlindjen e tij, në Shtime. 

AGK-ja u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve. 

Share this Post: