Lajmet

Arrestohet një person pas kërcënimit me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi


3873-title

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeçar nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi, për shkak të një kërcënimi të rëndë me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, themelues i portalit “Paparaci”. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

“Vehbi tkanxan ne tuli far pozicioni ne prishtin tkam lirue patu qkye ftyra epatu qkye barku ap pate hi thesi ne krye trathtar sherbys i serrbis”, thuhej në mesazhin që Menxhiqi ia ka shkruar Kajtazit në rrjetin social Facebook.

AGK-ja është e shokuar dhe thellësisht e shqetësuar me përmbajtjen kërcënuese për jetë ndaj Kajtazit, dhe mirëpret arrestimin e personit në fjalë nga Policia e Kosovës.

AGK-ja pret që Prokuroria të procedojë shpejt me ngritjen e aktakuzës për këtë kanosje serioze ndaj jetës së Kajtazit dhe që të zhvillohet një proces për vendosjen e drejtësisë.

Share this Post: