Lajmet

Arrestohet një person që kanosi Klan Kosovën dhe gazetarët e televizionit


3960-title

Policia e Kosovës e ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person që ka bërë një seri kërcënimesh online kundër televizionit Klan Kosova, dhe punonjësve të këtij televizioni.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për çka se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale "Kanosje" në bazë të nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është në fazën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete hetimore së bashku me institucionet e tjera relevante”, thuhet në një komunikim të Policisë së Kosovës.

AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet e rënda dhe të papranueshme që individi V.H ka bërë kundër televizionit, dhe mirëpret reagimin shumë të shpejtë të Policisë së Kosovës, me besimin që rasti do të trajtohet me prioritet.

AGK-ja dënon secilën formë kërcënimi e intimidimi ndaj gazetarëve, që është goditje për lirinë e medias në vend.


May be an image of text that says 'EVE C Kasova Kosova उ 308 29 3 Most relevant 1h Author Adriatik Kelmendi nali ata langojt e tu me keto epitete se Familen jau q** komplet stafit prej rojtarit deri te shkelqimi atje'

Share this Post: