Lajmet

ARTINË MUÇIQI DHE BESNIK BOLETINI SHPALLEN FITUES TË DY ÇMIMEVE SPECIALE TË GAZETARISË


2194-title

PRISHTINË, 03.05.2019 - Për nder të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, më 3 maj, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në partneritet me Zyrën e Koordinatores për Zhvillim (të OKB-së në Kosovë), UN WOMEN (Entiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave) dhe OSCE (Misioni i OSBE-së në Kosovë), ka ndarë dy çmime speciale të gazetarisë.

Me Çmimin e Gazetarisë për Fuqizimin e Grave u shpërblye gazetarja Artinë Muçiqi.

Ky çmim synim të tij ka nderimin e raportimit rreth rolit të grave në ndërtimin e paqes, jetën politike, avancimin e të drejtave të njeriut, zhvillimin ekonomik dhe social, me ç’ rast synohet vetëdijesimi për rëndësinë e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në Kosovë.

Ndërsa, Çmimin e Gazetarisë për Ekonominë “Ibrahim Rexhepi” e fitoi gazetari Besnik Boletini.

Ky çmim ka vlerësuar raportimin për informimin dhe analizën e dinamikave të reja ekonomike dhe sfidave me të cilat do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen. Çmimi është ndarë në nderim të veprës dhe kontributit të gazetarit Ibrahim Rexhepi, për gazetarinë ekonomike.

Post Gallery

Share this Post: