Dezinformimi gjinor dhe dhuna ndaj grave në politikë - moduli i katërt i Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, mbajti sot modulin e katërt të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit.
Pjesëmarrësit diskutuan për dezinformimin gjinor dhe dhunën ndaj grave në politikë bashkë me Leonida Molliqaj - Kryeredaktore dhe Drejtore Ekzekutive në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA dhe Nita Bicurri - Menaxhere e Programit në NDI Kosovë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për portretizimin e grave në media, ndikimin e dhunës ndaj grave në politikë, raportimin e ndjeshëm gjinor, dhunën ndaj grave në internet, steorotipet gjinore në media dhe përfshirjen e perspektivës feministe në politikat redaktoriale.
Akademia mbështetet nga NDI Kosovo dhe USAID Kosovo.











