Lajmet

Dje në Prishtinë u promovua libri “Soul in the City of Mary”, botimi në anglisht i edicionit përkujtimor ukrainas “Angels of Mariupol”


3900-title

Ky libër përkujton 14 heronj të Azovstalit që dhanë jetën për lirinë e Ukrainës, përmes rrëfimeve prekëse të nënave të tyre.

Hapjen e ngjarjes e bëri Getoarbë Mulliqi, drejtore ekzekutive në Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e cila shprehu solidaritetin me nënat ukrainase që kanë humbur bijtë e tyre në luftë, duke theksuar forcën dhe qëndrueshmërinë e grave si shtylla të kujtesës dhe të shpresës.

Në panel morën pjesë Viktoriia Kolmykova, Tetiana Demchuk, Yuliia Yaremenko, nëna të ushtarëve të rënë në mbrojtje të Ukrainës, si dhe Maryna Teplenko, gazetare dhe redaktore e librit.

Ngjarja u organizua në bashkëpunim mes Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Fondacionit të Bamirësisë “Journalist Initiative” dhe Organizatës Rajonale të Gazetarëve të Vinnytsia-s, duke sjellë në Prishtinë një mesazh të fuqishëm të humanizmit dhe solidaritetit ndërmjet dy vendeve.

Share this Post: