Drejtorja Ekzekutive e AGK-së takohet me Koordinatorin për sundim të ligjit të Ambasadave të Holandës në Ballkanin Perëndimor
Getoarbë Mulliqi Bojaj – Drejtore Ekzekutive në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, u takua me Bart de Brujin – Koordinator për sundim të ligjit të Ambasadave të Holandës në Ballkanin Perëndimor, si dhe Lirika Agusholli – Zyrtare për Sundimin e Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë.
Në këtë takim u diskutua për lirinë e shprehjes, sfidat me të cilat përballen gazetarët dhe mediet me zbatimin e ligjit në Kosovë, si dhe rastet e sulmeve e kërcënimeve kundër gazetarëve.
Me theks të veçantë u diskutua mbi kornizën ligjore të mediave në Kosovë, ku Drejtorja Ekzekutive, njëherësh edhe Hulumtuese për Kosovë pranë rrjetit rajonal Safe Journalists shpalosi edhe gjetjet e Indeksit të Sigurisë së Gazetarëve për vitin 2022.











