EFJ miratoi një rezolutë që kërkon hetime për gazetarët e vrarë në Kosovë
Foto: EFJ
PRISHTINË, 07.06.2018 - Federata Evropiane e Gazetarëve miratoi një rezolutë të enjten e cila bën thirrje për hetime për vrasjet dhe rrëmbimet e 14 gazetarëve në periudhën 1998-2005.
Rezoluta u miratua në takimin vjetor të EFJ në Lisbonë dhe u propozua bashkërisht nga asociacionet e gazetarëve serbë dhe kosovarë.
Një nga pikat e rezolutës kërkon zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specialistëve të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale për të përfshirë rastet e gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur dhe punëtorëve të medias.
Gjithashtu, rezoluta kërkon bashkëpunimin midis Prishtinës dhe Beogradit në rastet e vrasjeve dhe rrëmbimeve të gazetarëve dhe punëtorëve të medieve në Kosovë për periudhën 1998-2005.
Rezoluta bën thirrje për misionin e OKB-së dhe BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, për të zbatuar vendimet e Komitetit Këshillëdhënës të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, i cili bëri thirrje për zgjidhjen e këtyre rasteve dhe kompensimin e familjeve të viktimave.
Një komision i ngjashëm me Beogradin kërkohet të formohet edhe në Prishtinë që përbëhet nga gazetarë për të hetuar rastet e gazetarëve.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Prishtinë, 07.06.2018











