Lajmet

Është publikuar raporti mbi gjuhën e urrejtjes në mediat në Kosovë


3826-title

Ky raport ofron një analizë gjithëpërfshirëse të gjuhës së urrejtjes në peizazhin mediatik të Kosovës, me fokus në median shqipe dhe atë serbe. Përmes një metode krahasuese, trajtohet mënyra se si narrativat urrejtëse shfaqen, normalizohen apo sfidohen në platforma të ndryshme mediatike dhe kontekste politike.

Pjesë e panelit lansues ishin:

  • Besnik Velija, Anëtar i Bordit të AGK-së

  • Jerome Bouyjou, Shef i Seksionit për të Drejtat e Njeriut në UNMIK

  • Latif Mustafa, Freelancer

  • Darko Dimitrijević, Gazetar

Gjatë periudhës prill–qershor 2025 janë monitoruar mediat kryesore në të dyja gjuhët, ku u identifikuan tendenca shqetësuese të gjuhës së urrejtjes me bazë etnike, politike, gjinore dhe fetare.

Termat dhe retorikat që lidhin komunitete fetare me shërbime të huaja inteligjente ishin ndër më të shpeshtat.

Raporti përfundon me rekomandime konkrete për institucionet, gazetarët dhe organet rregullative:
- Trajnime për gazetarët
- Më shumë llogaridhënie nga mediat
- Mbështetje për formate që nxisin dialog ndëretnik
- Përafrim me standardet ndërkombëtare (si Plani i Veprimit i Rabat-it të OKB-së)

Lexoni raportin e plotë këtu:
https://agk-ks.org/publikime/hate-speech-in-kosovos-media-landscape-monitoring-report-april-june-2025/

Share this Post: