Fillon vizita studimore e gazetarëve kosovarë në Irlandën Veriore
Një grup prej 10 gazetarësh të komuniteteve të ndryshme nga Kosova, kanë nisur një vizitë studimore 4 ditore në Irlandën Veriore.
Vizita në Belfast nisi me prezantimin nga Profesori Steven Youngblood, si dhe Xhemajl Rexha nga AGK dhe Allan Leonard nga SharedFuture News.
Youngblood bëri një hyrje për parimet e Gazetarisë së Paqes, duke theksuar rolin e saj në promovimin e raportimit të përgjegjshëm dhe balancues në zonat e post-konfliktit.
Rexha gjatë fjalës së tij përmendi përshtypjet e vizitës në Kosovë, të delegacionit nga Irlanda e Veriut, dhe pritjet e gazetarëve kosovarë nga vizitat në Belfast dhe Londonderry, duke parë dhe dëgjuar nga afër dëshmi se si konflikti ka luajtur rol në mediat dhe gazetarët në Irlandën Veriore
Gjatë sesionit të Leonard, kemi parë një video të fuqishme për konfliktin 30 vjecar në Irlandën e Veriut, duke vazhduar më pas me një diskutim të rëndësishëm për historinë e rajonit.
Grupi gjithashtu pati mundësinë që të shohë qytetin me tur me bicikleta, si dhe iu ofrua një tur nga kryetari i qytetit, Micky Murray, që prezantoi punën e vet, në Belfast City Hall.
Projekti i Gazetarisë së Paqes financohet nga Foreign, Commonëealth, and Development Office nëpërmjet Ambasadës Britanike në Kosovë