Gazetarët ukrainas dhe afganë mbajnë trajnimin e fundit për Gazetarinë Tranzicionale
Të enjten, gazetarëve ukrainas dhe afganë iu është ligjëruar për aspektet teorike dhe zbatimin e drejtësisë tranzicionale.
Kolegëve iu ligjëroi Besnik Beqaj – Menaxher i Projekteve në Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, njëherësh Asistent në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Beqaj ligjëroi për të drejtën për drejtësi, të drejtën për të ditur, reformat institucionale, shtyllat e drejtësisë tranzicionale, e të tjera.
Trajnimi u mbajt në kuadër të programit JiR – Kosovo, program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe iniciativa Hannah Arendt.