Gazetarët ukrainas dhe afganë trajnohen për Gazetari Mobile
Gazetarët ukrainas dhe afganë që janë të strehuar në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence”, kanë filluar trajnimin për gazetari mobile. (MOJO)
Gazetarët u njohën me definicionin e gazetarisë mobile, hapat që duhen ndjekur kur bëhet ky lloj i gazetarisë, si dhe sfidat e aspektet teknike e të #MOJO.
Faza e parë e këtij cikli të trajnimeve është ligjëruar nga gazetarët Kosovë Gjoci – Euronews Albania, si dhe Xhemajl Rexha – gazetar i pavarur, njëherësh Kryetar i Bordit të AGK-së.
Gjoci dhe Rexha krahas ligjërimit, me gazetarët shkëmbyen edhe përvojat personale të të bërit gazetari mobile.
Journalists in Residence - Kosovo, është program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, iniciativa Hannah Arendt, dhe OSCE Mission in Kosovo.
Deri më tani, nga ky program kanë përfituar 18 gazetarë nga Ukraina, gjashtë prej të cilëve e kanë përfunduar me sukses programin prej gjashtë muajve, si dhe pesë gazetarë nga Afganistani.