Gazetarët ukrainas dhe afganë vazhdojnë të trajnohen për Gazetari Mobile
Gazetarët kanë mbajtur modulin e tretë të trajnimit për Gazetari Mobile, ku për dy ditë radhazi, janë trajnuar për montimin e video-storjeve.
Teknikat e montazhës, aplikacionet, strukturën e videos, muzikën dhe efektet që duhen përdorur – ua mësoi trajneri, Liri Kosova.
Trajnimi po mbahet në kudër të programit JiR – Kosovo, program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe iniciativa Hannah Arendt.