Gazetari Rus Babchenko inskenoi vrasjen
Foto: EFJ
PRISHTINË 31.05.2018 - Gazetari rus, Arkady Babchenko i raportuar si i vrarë në Kiev, është gjetur i gjallë.
Ai dje pasdite kishte ndjekur një konferencë shtypi në Ukrainë.
Kreu i shërbimit të sigurimit ukrainas, Vasily Gritsak u tha gazetarëve se agjencia kishte falsifikuar vdekjen e Babchenko për të kapur njerëzit që po përpiqeshin ta vrisnin.
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka dënuar këtë gënjeshtër dhe manipulim të papranueshëm të opinionit publik.
`´Kurdoherë që përdoret, gazetarët dhe mediat, si zyrtarët e zbatimit të ligjit, kanë përgjegjësinë për të zbuluar se si dhe përse e përdorën atë dhe për të justifikuar veprimet e tyre. EFJ nuk është i bindur nga të ashtuquajturat justifikime të shërbimeve të sigurisë ukrainase´´, thuhet në reagimin e EFJ-së.











