Hapet Thirrja për Çmimet Vjetore të Gazetarisë 2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në partneritet të ngushtë me Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, dhe me mbështetjen e UN Women – Zyra në Kosovë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Pro Peace – Zyra në Kosovë, Ambasadës së Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsi (UNFPA), OJQ-së “Zëri i Komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane” (VoRAE), dhe OJQ-së “Qendra për Informim dhe Përmirësim Social” (QIPS), ka kënaqësinë të shpallë thirrjen për aplikime për Çmimet Vjetore të Gazetarisë 2025.
Afati për aplikim është i hapur deri më 27 nëntor 2025, në ora 16:00.
Gazetarët mund të aplikojnë vetëm në një kategori, me storie të publikuara midis 19 nëntor 2024 dhe 9 nëntor 2025.
Formën e aplikimit mund ta shkarkoni në gjuhën përkatëse dhe ta dërgoni në adresën elektronike: aplikimet@agk-ks.org
Kategoritë e Çmimeve Vjetore 2025 janë:
- Gazetari/ja i/e Vitit
- Storja më e mirë informative në TV
- Storja më e mirë në ueb
- Kameramani i Vitit
- Raportimi për Fuqizimin e Grave
- Raportimi mbi Antigjipsizmin
- Gazetaria e sensibilizuar për konfliktit dhe Ballafaqimi me të kaluarën
- Raportimi për Punëtorët Migrantë
- Raportimi për të Drejtat e Punëtorëve
- Raportimi për Shëndetin Mendor
- Raportimi për Ndërtimin e Paqes dhe Besimit
- Raportimi mbi Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Fituesit do të shpallen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 10 dhjetor 2025, në Prishtinë.











