Lajmet

Hapet Thirrja për Çmimin e Verifikimit të Fakteve 2025!


3930-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) lansoi Çmimin për Verifikimin e Fakteve 2025, që synon të vlerësojë gazetarinë cilësore në luftimin e dezinformimit dhe forcimin e integritetit mediatik në vend.

Thirrja është e hapur për të gjithë gazetarët dhe profesionistët e medias që kanë publikuar përmbajtje të lidhura me verifikimin e fakteve ose dezinformimin nga 1 janari deri më 16 nëntor 2025.

Formate të pranueshme:
– Storje/dokumentarë TV
– Debate televizive
– Video për rrjete sociale
– Artikuj & seri artikujsh
– Radio
– Podkaste dhe formate alternative

Çmimet:
1. Vendi i parë - 1,450 funta
2. Vendi i dytë - 1,150 funta
3. Vendi i tretë - 900 funta

Aplikimi bëhet deri më 4 dhjetor 2025 në: aplikimet@agk-ks.org

Ky aktivitet relizohet në kuadër të projektit MIDWatch, i implementuar nga BIRN Kosova në partneritet me Internews Kosova dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, me përkrahje nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Ftojmë të gjithë gazetarët të aplikojnë!

Share this Post: