Hapet Thirrja për Çmimin për Raportimin më të Mirë në Ekonomi 2025!
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në partneritet me JTI, lansojnë Çmimin për Raportimin më të Mirë në Ekonomi 2025, i cili synon të promovojë gazetarinë profesionale dhe me ndikim në fushën e ekonomisë. Ky çmim vlerëson storiet që informojnë, analizojnë dhe kontribuojnë në kuptimin publik të zhvillimeve ekonomike në Kosovë.
Kush mund të aplikojë?
– Gazetarë profesionistë nga media të shkruara, online, radio dhe TV
– Artikuj të publikuar 1 janar – 18 nëntor 2025
– Secili gazetar mund të aplikojë me një artikull (me link ose burim publikimi)
Çmimet
Vend i parë – 700 €
Vend i dytë – 500 €
Vend i tretë – 350 €
Si të aplikoni?
– Dërgoni artikullin në: aplikimet@agk-ks.org
– Bashkëngjitni formularin e plotësuar të aplikimit që e gjeni në këtë link:
Afati i fundit: 30 nëntor 2025, ora 16:00
Fituesit shpallen më 4 dhjetor 2025 në Prishtinë.
AGK dhe JTI inkurajojnë të gjithë gazetarët të kontribuojnë në ngritjen e standardeve të raportimit ekonomik në Kosovë!
Download
- 1__termet_e_references_raportimi_me_i_mire_ne_ekonomi_2025.pdf
- 2__forma_e_aplikimit_ekonomi_2025.docx
- 3__terms_of_reference_-_best_reporting_in_economy_award_2025.pdf
- 4__application_form_economy_2025.docx
- 5__tor_nagrada_za_najbolje_izvestavanje_iz_ekonomije_2025.pdf
- 6__obrazac_prijave_srb_najbolje_izvestavanje_iz_ekonomije_2025.docx











