Lajmet

Kandidati për Asamblenë e Leposaviqit, presion dhe akuza ndaj redaksisë së portalit “Kossev”


3891-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon sjelljen e Radoica Radomiroviq, kandidat për Asamblenë Komunale të Leposaviqit, ndaj redaksisë së portalit nga Mitrovica e Veriut, Kossev.

Radomiroviq, ish-zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, që tashmë garon me listën “Novo Lice – Narodna Prava”, ka ushtruar presion ndaj një gazetareje të Kossev-it për shkak të pyetjeve të parashtruara në një konferencë për shtyp.

Ai i ka kërkuar asaj llogari për pyetjet, duke i sugjeruar madje se çfarë duhet të pyesë. Pas shprehjes së pakënaqësisë nga redaksia, Radomiroviq i ka shkruar kryeredaktores, Tatjana Lazareviq, duke e akuzuar se “Kossev është filial i organizatës kriminale SL (Lista Serbe)”.

AGK-ja dënon fuqishëm këtë sjellje të politikanit Radomiroviq, që përbën intimidim direkt ndaj punës profesionale të gazetarëve.

AGK-ja e fton Radomiroviqin të kërkojë falje, si dhe apelon tek ai dhe të gjithë politikanët që të sillen me përgjegjësi ndaj mediave dhe gazetarëve, veçanërisht gjatë kësaj kohe të fushatës zgjedhore.

Share this Post: